Kalo te përmbajtja
GoSimGlobal

Si mund të të ndihmojmë?

Përgjigje të shpejta më poshtë. Nëse nuk e gjen atë që kërkon, na shkruaj.

Pyetje të shpeshta

Çfarë është eSIM-i?

Një kartë SIM dixhitale brenda telefonit. Në vend të një karte plastike, skanon një QR dhe telefoni shkarkon paketën e internetit. SIM-i yt i zakonshëm mbetet në telefon.

A kam numër telefoni me këtë eSIM?

Jo. Paketat tona janë vetëm internet, pa numër telefoni. WhatsApp, Viber dhe FaceTime punojnë normalisht me numrin tënd përmes internetit.

Kur e marr QR-në?

Me email, brenda pak minutash pas pagesës. Mund ta shohësh edhe te “Gjej porosinë”.

Kur fillojnë ditët e paketës?

Kur telefoni lidhet për herë të parë me rrjetin në destinacion, jo kur e blen ose e instalon. Prandaj mund ta instalosh me qetësi në shtëpi.

Si e di nëse telefoni im mbështet eSIM?

Përdor kontrollin “A punon telefoni im?”. Ose shiko te Cilësimet → Celulare: nëse sheh “Shto eSIM”, je gati.

Çfarë ndodh nëse eSIM-i nuk punon?

Na shkruaj me numrin e porosisë dhe të ndihmojmë. Nëse eSIM-i nuk është instaluar, të kthejmë paratë plotësisht.

Si paguaj?

Në faqen e sigurt të ofruesit të pagesës. Ne nuk e shohim dhe nuk e ruajmë kurrë kartën tënde.

Dërgo një mesazh

Të përgjigjemi me email.